
Ne i shtypim dhe i ri-krijojmë idetë dhe imazhet tuaja, madje kjo është edhe premtimi ynë ndaj jush "Just imagine. We'll do it." Portfolio ynë i klientëve është shumë i pasur dhe sasia e cilësia e reklamave të cilën e ka prodhuar Dukagjini Graf. kanë sjellë rezultate dhe kanë arritur të fuqizojnë ndikimin në kampanja të ndryshme të reklamimit, duke e tërhequr kështu vëmendjen e mijëra njerëzve, konsumatërove potencial, dhe duke i ndihmuar brendeve që të shprehin më shumë dhe të jenë bindëse.
Shëndërroni automjetin, pikapin, kombin apo kaminonin tuaj në një makinë të fuqishme reklamuese, me një investim të zgjuar apo thjeshtë duke drejtuar makinën në çdo cep të rrugës, çdo ditë e netë, me mijëra e mijëra njerëz do të impresionohen nga dizajni kreativ, shtypi kualitativ me rezolucion plot ngjyra dhe montim profesional që ofron Dukagjini Graf.
Emri apo logo e biznesit tuaj në format 3 Dimensional është mënyra më ideale e reklamimit si hapësira të jashtme të objektit poashtu edhe për ato të brendshme. Ne ju ofrojmë lloje, forma, ngjyra dhe ndriçim bashkëkohor. Me teknologjinë që e posedojmë, pasionn dhe talentin e ofrojmë me reklama 3D me shumë ngjyra dhe tipe, nga çeliku, plastika, alumini, druri dhe gjithashtu jemi në gjendje të krijojmë çfarëdo thellësie, madhësie dhe formë të shkronjës apo logos. Ndriçimi tek ne bëhet nga LEDI dhe NEONI, me ndriçim përpara apo anash si dhe me efektin hije mbrapa. 3D logot e bëra tek ne krijojnë përshtypjen e juaj të parë më mbresëlënëse.
Sot, shumica e bizneseve në treg kanë logo, ikona apo simbole të cilat i përdorin si mënyrë për t'u veçuar nga të tjerët. Mirëpo, juve nuk ju mjafton vetëm me kaq. Me reklamat ndriçuese, me prerje milimetrika dhe forma unike, biznesi juaj nuk do të jetë vetëm një ngjyrë më shumë - ju do ta tërheqni vëmendjen e konsumatorëve tuaj 24/7.